Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, do të rikandidojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2018. Por këtë herë ai nuk do të garojë nën siglën e partisë së tij, por do të jetë kandidat i pavarur.
Ai vetë në daljet publike ka thënë se nuk e ka ndarë mendjen nëse do të rikandidojë. Por mediat raportojnë me shumë siguri se si do të veprojë presidenti rus, Vladimir Putin. Agjensia ruse e Lajmeve Meduza, me seli në Letoni, duke cituar një burim afër lidershipit të partisë në pushtet “Rusia e Bashkuar”, shkruan se Putin do të rikandidojë për zgjedhjet presidenciale të 2018.
Njoftimi zyrtar do të bëhët në dhjetor gjatë fjalimit të përvitshëm të presidentit rus drejtuar gjithë kombit. Gjithmonë sipas të njëjtit burim, përmbajtja e fjalimit presidencial do të jetë në fakt dhe program electoral I Putin. Një garim I tij në presidenciale, nënkupton fitore të sigurtë për Vladimir Putin duke parë edhe shtypjen e opozitarëve.
Zgjedhjet për kreun e shtetit në Rusi do të zhvillohen me 18 mars të 2018. Ndërsa në periudhën kohore mes 7 dhe 17 dhjetorit duhet të bëhet regjistrimi I kandidatëve në Komisioni Qëndror Elektoral.
Por këto zgjedhje do të kenë dhe risi. Mësohet se Validimir Putin nuk do të jetë kandidat I partisë së tij “Rusia e Bashkuar”, por do të garojë si kandidat I pavarur. Në këtë situatë ai duhet të grumbullojë 300 mijë firma në mbështetje të kandidimit të tij.