Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Konfirmohet identiteti i sulmuesit të Stambollit

Konfirmohet identiteti i sulmuesit të Stambollit

dentiteti i autorit të sulmit terrorist në Stamboll është konfirmuar, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme Mevlud Çaushoglu sot në mëngjes në një intervistë për agjencinë Anadolu.

Çaushogllu nuk e kumtoi emrin e sulmuesit. Ndërkohë edhe të paktën pesë persona janë arrestuar për shkak të dyshimit se janë të lidhur me sulmin në klubin e natës “Reina” në Stamboll gjatë natës së Vitit të Ri, në të cilin e humbën jetën 39 persona, ndërsa 69 u arrestuan.

Sipas policisë, të gjithë ata janë anëtarë të Shtetit Islamik, i cili e mori përgjegjësinë për sulmin. Arrestimet e reja të të dyshuarve filluan në qytetin porti Edena në Izmir dhe ende po zgjat. Paraprakisht janë arrestuar të paktën 14 persona, për të cilët policia ende dyshon se janë të lidhur me sulmin, midis të cilëve edhe dy të huaj.

Exit mobile version