Konfirmohet: Dosjet që u dërguan në OVL UÇK janë të Speciales

Nga OVL e UÇK-së kanë folur pas takimit dhe “bastisjes” që kanë pasur nga zyrtarët e Speciales pas dosjeve që atje i la një person i panjohur.

Avokati i OVL UÇK-së, Tomë Gashi, tha se është vërtetuar se dosjet që kanë shkuar në OVL UÇK janë dokumente të Speciales.

Të njëjtat, i janë dorëzuar zyrtarëve të Speciales që sot kanë shkuar në zyret e OVL-UÇK-së.

“Vërtetohet se këto janë dokumente të Speciales, sepse kjo është logoja e Speciales. Vërtetohet se këto dokumente janë të tyre edhe në herën e parë. Me Këshillen time, kryetari ka vendosur t’ua dorëzojë atyre. Meqenëse ata e kanë vërtetuar se ata janë dokumente të tyre”, ka thënë Gashi.