Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Konfirmohet data e bisedimeve të paqes për Sirinë

Konfirmohet data e bisedimeve të paqes për Sirinë

Rusia ka konfirmuar bisedimet mes qeverisë siriane dhe opozitës, dhe data e vendosur për bisedimet që do të mbahen në Ashtana të Kazakistanit është 23 janari.

Negociatat u përpunuan nga Rusia dhe Turqia, dhe synojnë të zgjasin armëpushimin e tanishëm, i cili është në fuqi që nga fundi i dhjetorit.

Armëpushimi, i cili nuk përfshin organizatat terroriste ISIS apo Jabhat Fateh al-Sham, ka sjellë qetësi në pjesët më të mëdha të vendit.

Megjithatë, luftimet kanë vazhduar në disa vende në periferi të kryeqytetit Damask. /MESAZHI/

 

Exit mobile version