Numri i rasteve me Covid-19 në Korenë e Jugut, arriti në më shumë se 3000, pasi autoritetet shëndetësore raportuan sot 813 raste të reja.
Deri tani, në Korenë e Jugut janë regjistruar 3150 raste me koronavirus, shpërthimi më i madh jashtë Kinës. Numri i viktimave nga Covid-19 arriti në 17.
Gjithashtu Koreja e Jugut raportoi rastin e parë, ku një pacient u infektua përsëri pas shërimit.