Konferenca evropiane palestineze dënon marrëveshjen Kosovë – Serbi me pushtuesit izraelit!

Konferenca evropiane palestineze në takimin e saj të fundit ka dënuar ashpër marrëveshjen Kosovë – Serbi në raport me pushtuesit cionist në rajon.

Kjo konferencë ka inicuar një mori korrospodencash për të sqaruar rrezikun e kësaj marrëveshjeje në mes të këtyre dy vendeve evropiane dhe marrëdhënieve të tyre me rajonin.

Konferenca palestineze ka përcjellë me habi të madhe dhe njëkohësisht e ka dënuar rëndë marrëveshjen që po pritet të përfundojë në mes të dy vendeve evropiane nga njëra anë, Kosova dhe Serbia, si dhe pushtuesit izraelit nga ana tjetër.
Konferenca palestineze një sjellje të tillë nënçmuese nga këto dy vende, e sidomos nga Kosova e cila edhe vetë kishte vuajtur nga pushtimi dhe nga vuajtjet, vjen për t’u harmonizuar me politikën pushtuese në rajon. Kjo vjen si vazhdimësi e politikës cionisto-amerikane dhe marrëveshjes konspirative shekullorë që është nënshkruar dhe ka për qëllim zhdukjen e çështjes tonë palestineze, si dhe shkelje ndaj të drejtave tona të garantuara me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Konferenca palestineze po ashtu e sheh se një marrëveshje e tillë mes Kosovës dhe Serbisë, nga njëra anë dhe pushtuesit cionistë nga ana tjetër, ka për qëllim krijimin e armiqësisë së pa arsyeshme me popullin palestinez. Pozicionimi i tyre në anën e armiqëve përkitasi me viktimat e pafajshme nga popullata civile palestineze është e papranueshme. E edhe më e papranueshme bëhet kur kihet parasysh se bëhet fjalë për qytetin e Kudusit, e që dihet mirë se Kudusi paraqet trashëgiminë më të lashtë të xhamisë së shenjtë, qoftë nga aspekti islam apo ai krishter. Prandaj, nuk është e lejuar që këto dy vende të bëjnë tregti me qytetin e shenjtë dhe trashëgiminë e saj. Siç nuk është e lejuar që të sakrifikojnë këtë qytet dhe në kurriz të tij të arrijnë realizimin e interesave të tyre shumë të ulta dhe iluzionare që nuk do të realizohen ashtu siç nuk i janë realizuar as vendeve tjera që kanë provuar të bëjnë marrëveshje të tilla.

Konferenca palestineze është e bindur plotësisht, si dhe në bazë të raporteve të saja me vende dhe organe të ndryshme anë e kënd botës, se populli kosovarë me shumicë myslimane është i lidhur ngushtë emocionalisht me popullin palestinez. Kjo pasi që këto dy vende kanë një histori të gjatë të përpjekjeve të tyre për të fituar lirinë dhe daljen nga zgjedha okupuese. Kjo do duhej ta shtynte Kosovën që të mos e pranonte një gjë të tillë duke pas parasysh përpjekjen, sakrificën, vikimat dhe tërë at mund që ka dhënë populli palestinez për të fituar lirinë dhe për të rikthyer të drejtat e veta.

Kjo marrëveshje e çmendur e cila njëzëri është refuzuar edhe nga vendet e BE-së bie në kundërshtim të plotë me dëshirën dhe vullnetin e popullit të tyre. E kjo pasi që popullata atje kanë synim të vetëm bashkimin evropian ndërsa detyrimi për hapjen e ambasadave në Kudus ka shtyrë Evropën që të kundërshtojë një marrëveshje të tillë. Pra, një marrëveshje e tillë është në kundërshtim me përpjekjen e tyre të vazhdueshme për të qenë pjesë e BE-së.

Kjo marrëveshje është në kundërshtim edhe me ligjet Hyjnore dhe të drejtat ndërkombëtare që ia kanë dhënë Kudusit një status të veçantë duke ndaluar ndryshimin apo transformimin e çfarëdo shenje identifikuese të saj.

Prandaj, nga kjo konferencë duke pas parasysh se kemi ndjekur nga afër zhvillimet e fundit të kësaj marrëveshjeje të rrezikshme u bëjmë thirrje të dy qeverive që menjëherë të heqin dorë nga një marrëveshje e tillë. Në të kundërtën ata do të jenë përkrahës të padrejtësisë. Futja e tyre në këtë marrëveshje do të thotë mbështetje e pushtuesit për të ndërtuar shtet iluzionar në kurrizin e viktimave të pafajshme palestineze, të padrejtësive në vend dhe në rajon.

Në këtë kontekst, Konferenca palestineze u bënë thirrje të gjitha institucioneve të saja, avokatëve për të drejtat palestineze që menjëherë të vihen në levizje. Të fillojnë aktivitetet e tyre për të dënuar një veprim të tillë. Aktivitete këto që do të organizohen para përfaqësive të të dyja vendeve në mbarë botën. Po ashtu, konferenca palestineze do të kërkojë menjëherë takim me qeveritë e të dyja vendeve për të parandaluar realizimin e një marrëveshje të tillë.

10.09.2020
Bruksel/ Belgjikë