Ky fenomen i referohet “efektit domino” kur njerëzit ndjekin të tjerët pa mendim kritik apo vendimmarrje të pavarur. Kjo sjellje shpesh nxitet nga faktorë psikologjikë dhe socialë, si dëshira për konformitet, frika nga humbja dhe komoditeti për t’u lidhur me shumicën.
DISA REFLEKSIONE MBI INERCINË NJERËZORE DHE SJELLJEN E TURMËS:
Njerëzit priren të shikojnë veprimet e të tjerëve për të përcaktuar sjelljen e duhur, veçanërisht në situata të paqarta dhe konfuze. Nëse shumë njerëz janë duke bërë diçka, supozohet se ajo që janë duke e bërë është e saktë. Dëshira për t’u përshtatur dhe për t’u pëlqyer mund t’i bëjë individët të përshtatën me pritjet dhe sjelljet e grupit. Ndjekja e turmës, për disa individ, mund të kërkojë më pak aktivitet kognitiv dhe mendor sesa marrja e vendimeve të pavarura. Kjo lehtësi joshëse mund të çojë në “komoditet” të mbështetjes në veprimet dhe vendimet e të tjerëve, edhe pa i analizuar ato, d.th pa vetëdijëshëm.
Historikisht, qëndrimi me grupin-bashkësinë ka rritur shanset për mbijetesë. Kjo sjellje e rrënjosur thellë në natyrën njerëzore vazhdon të ekzistojë, duke i bërë individët më të prirur të ndjekin grupin për sigurinë e përceptuar.
NDIKIMI I MEDIAVE SOCIALE:
Mediat sociale moderne mund ta intensifikojnë këtë efekt, pasi njerëzit shohin pikat kryesore të spikatura të jetës së të tjerëve, duke i shtyrë ata të marrin pjesë në sjellje të ngjashme për të shmangur ndjenjën e inferioritetit. Njerëzit shpesh ndjekin ata që përceptohen si ekspertë ose autoritet. Kjo mund të çojë në një efekt kaskadë, ku zgjedhjet fillestare të disa individëve me ndikim vendosin një prirje për grupin më të madh.
EKONOMIA E SOCIALE:
Në aktivitete ekonomike dhe vendime financiare, sjellja e grupit mund të shkaktojë inflacione dhe kriza socio-ekonomike. Individët ndjekin shumicën, duke supozuar se mençuria kolektive është e saktë, edhe kur në fakt është e gabushme.
TENDENCAT E TRENDIT TË TRENTË:
Njerëzit shpesh adoptojnë tendenca të reja të modës sepse shohin të tjerët duke i bërë ato, dikur edhe kjo bëhet e pranuar nga shoqëria. Pra, edhe të “trentit” kanë hierarkinë e tyre, edhe atyre ju prinë ndonjë i trentë i dalluar në trendinë e tyre.
MENDIMI KRITIK PËRKUNDËR SPONTANITETIT TË INERCISË NJERËZORE:
– Inkurajimi i analizës së pavarur dhe mendimit analitik, i sjelljeve dhe normave të grupit, cilido qoftë, ndikon në sjelljen individuale dhe përmirëson raportet kolektive.
– Nxitja e një kulture te të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe kuriozitetit për veprim grupor dhe dinamikë, përkundër vetëpëlqimit dhe veprimit individual.
– Studimet mbi ndërgjegjësimin e mekanizmave psikologjikë largë konformitetit dhe sjelljes spontane të grpit, apo organizimit kolektiv.
– Promovimi i lidershipit që vlerësonë të menduarit kritik dhe kufinjtë e individualitetit.
– Të kuptuarit e faktorëve që nxisin inercinë njerëzore dhe sjelljen e grupit, mund t’i ndihmojë individët dhe organizimet kolektive të marrin vendime më të avancuara dhe të pavarura, duke nxitur një shoqëri në motivim për veprim kolektiv, atraktivitet dhe pragamtizëm, në kontinuitet të aktiviteteve dhe projekteve sado të vogla apo të papërfillëshme për momentin, duke ngritur themele të forta, graduale dhe të qëndrusheme të cilat do të rezistojnë në kohë dhe lënë gjurmë në histori.
Vetëm ata që e kanë përcaktuar rrugëtimin, arrijnë synimet e tyre!
Përgatiti: Dr. Rrahman FERIZI