Bashkëshortët, ose i bëhen terapi njëri-tjetrit, ose e bëjnë për terapi njëri-tjetrin.
Në ditët e sotme, martesat po kthehen në një fushë beteje të dhimbshme, sepse bashkëshortët nuk e pranojnë njëri-tjetrin ashtu siç janë. Ndërsa njerëzit luftojnë për ta ndryshuar, transformuar dhe tjetërsuar njëri-tjetrin, një jetë e tërë kalon në dërrmim.
Ndonjëherë, ndërsa gruaja bëhet mashkullore, burri bëhet pasiv; ndërsa burri bëhet pasiv, edhe gruaja bëhet agresive. Ndonjëherë, ndërsa mashkulli bëhet agresiv, femra bëhet e pafuqishme; ndërsa gruaja bie në dëshpërim, fëmijët shtypen në mes tyre.
Ndërkohë, parimi bazë i lumturisë është ‘respekti pa kushte’ dhe ‘pranimi i personit ashtu siç është’.
Dhe njeriu nuk është njeri aq sa shtypet dhe sforcohet, por aq sa i lejohet të jetë vetvetja.
Edhe një fëmijë i shëndetshëm nuk bëhet i tillë me sjelljet që fiton duke u frikësuar me ndëshkim apo duke u orientuar me shpërblim. Fëmijë i shëndetshëm është një fëmijë që e ka fituar ‘vullnetin’ për të qëndruar larg një sjelljeje ngaqë ajo është ‘e gabuar’.
(Pjesë nga libri: Komunikimi pozitiv në edukimin e fëmijës)