Komuna e Vushtrrisë do të ndajë nga 120 euro për foshnjat e porsalindura

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se të gjithë fëmijët e porsalindur do të përfitojnë nga 120 euro.

Xhaferi ka thënë se Kuvendi i Komunës me vendim unanim nga të gjitha partitë politike, sot ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për realizimin e subvencionit prej 120 euro për fëmijët e porsalindur (përfitojnë të gjithë fëmijët e lindur në vitin 2020).

“Prindërit mund të shkarkojnë formularin e aplikimit online në web faqen e Komunës dhe të dorëzojnë atë bashkë me dokumentet përcjellëse në zyrën pritëse të Komunës”, ka shkruar ai në Facebook.