Në Prizren është hapur kuzhina popullore në të cilën mund të ushqehen familjet me asistencë sociale.
Zyrtarët komunalë në Prizren se për këtë projekt kanë ndarë 50 mijë euro. Ndërsa, qytetarët kanë shprehur fjalë miradije në adresë të komunës. Projektin në fjalë është duke e zbatuar shoqata “Jetimët e Ballkanit”. Drejtoresha e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Sherife Balaj, i ka thënë “Radio Kosovës” se projekti mund të zgjerohet.
“Çdo projekt kur të finalizohet dhe kur fillon implementimin ndihesh mirë, sidomos për këto raste të cilat mezi kanë pritë të kenë një derë të hapur dhe me u ushqyer me një ushqim kualitativ. Ne prej javës se kaluar kemi filluar punën. Veç janë informuar të gjithë qytetarët e Prizrenit, pra të gjithë ata që janë në skemën sociale dhe posedojnë kartonin special”, ka deklaruar Balaj.
Ndërsa, koordinatori i shoqatës “Jetimët e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka falënderuar Komunën e Prizrenit për mbështetjen sikurse edhe donatorët tjerë.
“Për ne është e mirëseardhur dhe një lehtësim i punës dhe aktiviteteve tona në kuadër te kuzhinës. Mund t’u them se kuzhina humanitare në Prizren është aktive që gjashtë vite dhe nuk është ndalur asnjë ditë, por sivjet sofrën e bamirësisë, apo në vallen e bamirësisë e kemi edhe Kuvendin Komunal”, ka deklaruar Kastrati.