Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Komuna Beit Lahiya në veri të Ga’zës shpall qytetin “zonë fatkeqësie” dhe...

Komuna Beit Lahiya në veri të Ga’zës shpall qytetin “zonë fatkeqësie” dhe bën thirrje për ndihmë

Komuna Beit Lahiya në veri të Rripit të Gazës e shpalli qytetin “zonë fatkeqësie”, ku kriza humanitare po thellohet dita-ditës për shkak të okupimit, bllokadës dhe sulmeve intensive të Izraelit, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e nga komuna Beit Lahiya thuhet se qyteti po përballet me një fatkeqësi humanitare për shkak të sulmeve gjenocidale dhe bllokadës.

Më tej theksohet se Beit Lahiyas i mungojnë nevojat themelore si ushqimi, uji, spitali, ambulanca, mbrojtja civile, mjekë, shërbimet komunale dhe komunikimi.

“Për këto arsye ne e shpallim Beit Lahiyan ‘zonë fatkeqësie’ dhe bëjmë thirrje për ndihmë për të shpëtuar urgjentisht ata që mund të shpëtohen në qytetin që iu nënshtrua masakrës dhe gjenocidit”, thuhet në deklaratë.

Exit mobile version