Kompanitë saudite dhe SHBA, marrëveshje 16 miliardë dollarë

Kompanitë nga Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nënshkruan 36 marrëveshje bashkëpunimi me një vlerë totale prej 16 miliardë dollarësh.

Krerët e kompanive saudite dhe amerikane marrëveshjet i nënshkruan gjatë forumit të biznesit në New York, njoftoi agjencia saudite e lajmeve SPA.

Në nënshkrimin e marrëveshjes morën pjesë zyrtarë të të dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshjet për bashkëpunim të kompanive mes të dy vendeve u nënshkruan në kohën kur për vizitë zyrtare në New York qëndron princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman.