Ballina Arritje Kompania “Tesla” prodhon baterinë më të madhe në botë

Kompania “Tesla” prodhon baterinë më të madhe në botë

Kompania amerikane për prodhimin e automjeteve elektrike dhe për ruajtjen e energjisë elektrike “Tesla” në Australinë Jugore ka përfunduar ndërtimin e baterisë më të madhe të litiumit në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Shtetit të Australisë Jugore, Jay Weatherill në një deklaratë për media të publikuar në faqen e kryeminsitrisë ka njoftuar se ka përfunduar ndërtimi i baterisë më të madhe të litiumit në botë.

Ai vuri në dukje se për përfundimin e baterisë është kryer një punë shumë e madhe në një kohë të shkurtër dhe se do të zhvillojë një vizitë për shprehur falënderimet për ata që kanë kontribuar në këtë punë.

Kryeministri Weatherill tha se “Bateria më e madhe e litiumit në botë do të jetë një pjesë e rëndësishme e përzierjes sonë të energjisë. Australia Jugore jep një mesazh të qartë se do të jetë lidere në sistemin e depozitimit të baterive të energjisë së rinovueshme”.

Testimet e baterisë gjigante do të nisin më 1 dhjetor

Kompania “Tesla,” me qendër në Kaliforni të SHBA-së, pritet të fillojë testimin më 1 dhjetor të baterisë prej 100 megavatësh punimet e të cilës i ka përfunduar në partneritet me kompaninë franceze të energjisë Neoen në Australinë Jugore në Australi.

Bateria gjigante, e cila do të ruajë energjinë që do të prodhohet në objektin e energjisë së prodhuar nga era të ndërtuar nga kompania Neoen pranë qytetit Jamestown, do të jetë në gjendje të furnizojë me energji elektrike 30 mijë shtëpitë e zonës për rreth një orë.

Me kapacitet tre herë më të madh se alternativat e saj

Menaxheri i kompanisë “Tesla”, Elon Musk tha se në shtator bateria gjigante prej 100 megavat ishte në ndërtim e sipër dhe ishte rreth tre herë më e madhe se shembujt alternativ të saj dhe se do ta përfundonin në një afat prej 100 ditësh.

Bateria më e madhe e litiumit që është prodhuar deri më tani në botë thuhet se ka një kapacitet prej rreth 30 megavat.

Exit mobile version