Në video thuhet se inteligjenca artificiale nuk do të ekzistojë si aplikacion më vete por do të shërbejë si një ambient plotësisht i ri ndërtuar mbi një shfletues.
CEO i The Browser Company Josh Miller në Tetor la të kuptohej se një produkti i ri me në vëmendje inteligjencën artificiale po vinte dhe një video e re zbulon pikërisht këtë.
Një shfletues uebi i ndërtuar për të thjeshtuar veprimet e përditshme në internet duke përdorur mjetet AI. Ky shfletues do të mbërrijë në fillim të 2025.
Në video thuhet se inteligjenca artificiale nuk do të ekzistojë si aplikacion më vete por do të shërbejë si një ambient plotësisht i ri ndërtuar mbi një shfletues.
Gjatë prezantimit vihet re një funksionalitet ku Dia kryen veprimet që kërkon përdoruesi duke shkruar komandat në fushën e kërkimit si gjetja e një dokumenti të caktuar bazuar në një përshkrim dhe më pas dërgimi i tij përmes platformës së preferuar të e-mail-it.
Por çfarë do të thotë debutimi i Dia për shfletuesin Arc? Miller tha se startupi nuk ka në plan të eliminojë shfletusin e parë. Por shprehu shqetësimin se avancimi i mëtejshëm i Dia do të çojë në zëvendësimin e Arc.