Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kompania kineze lançon robotin humanoid të fuqizuar me inteligjencë artificiale

Kompania kineze lançon robotin humanoid të fuqizuar me inteligjencë artificiale

Një kompani kineze ka lançuar robotin e saj inteligjent humanoid me përmasa të plota të fuqizuar nga inteligjenca artificiale (AI), transmeton Anadolu.

Kompania ‘Startup Dobot’ me bazë në Shenzhen nisi të pranojë porositë e para-shitjes për robotin ‘Dobot Atom’, i cili është projektuar me shkathtësi për të manipuluar dhe për të ecur, me një çmim në para-shitje prej 199 mijë juanë (27.512 dollarë).

‘Dobot Atom’ është i gjatë 1.53 metra, peshon 62 kilogramë dhe përmban një strukturë krahu biomimetik 1:1 me 41 gradë të lirisë në të gjithë trupin e tij.

Sipas videos të publikuar nga kompania kineze javën e kaluar, Roboti është në gjendje të kryejë punë shtëpiake, si përgatitjen e mëngjesit, mbushjen e qumështit, përgatitjen e pjatave me fruta, prerjen e bukës, mbajtjen e kutive ose vendosjen e kapakut në gotën e kafesë.

Kompania ‘Startup Dobot’, ka bashkëpunuar me prodhuesit vendas të makinave, fabrikat e elektronikës dhe dyqanet e kafesë dhe çajit, me prodhimin provë dhe prodhimin masiv që pritet të fillojë nga mesi i këtij viti.

‘Midea Group’, një kompani lider kineze e pajisjeve shtëpiake, dje gjithashtu zbuloi prototipin e robotit humanoid, i cili mund të shtrëngojë duart, të shërbejë ujë, të formojë gjeste, të kërcejë dhe të hapë kapakët e shisheve.

“Lansimi i këtyre robotëve humanoid sinjalizon se produktet e lidhura me Kinën po hyjnë me shpejtësi në një fazë të hershme të prodhimit masiv”, tha ‘Global Times’, duke cituar një ekspert të industrisë.

Exit mobile version