Një kompani kineze ka lançuar robotin e saj inteligjent humanoid me përmasa të plota të fuqizuar nga inteligjenca artificiale (AI), transmeton Anadolu.
Kompania ‘Startup Dobot’ me bazë në Shenzhen nisi të pranojë porositë e para-shitjes për robotin ‘Dobot Atom’, i cili është projektuar me shkathtësi për të manipuluar dhe për të ecur, me një çmim në para-shitje prej 199 mijë juanë (27.512 dollarë).
‘Dobot Atom’ është i gjatë 1.53 metra, peshon 62 kilogramë dhe përmban një strukturë krahu biomimetik 1:1 me 41 gradë të lirisë në të gjithë trupin e tij.
Sipas videos të publikuar nga kompania kineze javën e kaluar, Roboti është në gjendje të kryejë punë shtëpiake, si përgatitjen e mëngjesit, mbushjen e qumështit, përgatitjen e pjatave me fruta, prerjen e bukës, mbajtjen e kutive ose vendosjen e kapakut në gotën e kafesë.
Kompania ‘Startup Dobot’, ka bashkëpunuar me prodhuesit vendas të makinave, fabrikat e elektronikës dhe dyqanet e kafesë dhe çajit, me prodhimin provë dhe prodhimin masiv që pritet të fillojë nga mesi i këtij viti.
‘Midea Group’, një kompani lider kineze e pajisjeve shtëpiake, dje gjithashtu zbuloi prototipin e robotit humanoid, i cili mund të shtrëngojë duart, të shërbejë ujë, të formojë gjeste, të kërcejë dhe të hapë kapakët e shisheve.
“Lansimi i këtyre robotëve humanoid sinjalizon se produktet e lidhura me Kinën po hyjnë me shpejtësi në një fazë të hershme të prodhimit masiv”, tha ‘Global Times’, duke cituar një ekspert të industrisë.