Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kompania japoneze, shpërblim të pazakontë për ata që nuk pinë duhan

Kompania japoneze, shpërblim të pazakontë për ata që nuk pinë duhan

JAPONI- Nuk ka asnjë dënim për ata që pinë cigare, por ka çmim për ata që nuk largohen nga tavolina e punës për të pirë një të tillë.

Kjo ështe e reja e fundit e një kompanie marketingu në Japoni. Punonjësit që nuk pinë cigare do të marrin 6 ditë më shumë pushime se ata që pinë. Gjithçka nisi nga një punonjës jo duhanpirës, i cili kishte hedhur një ankesë në kutinë, ku vinin letrat e kompanisë.

Drejtori i kompanisë lexoi letrën dhe vendosi të shpërmblente punonjësit që nuk pinin cigare. Në fakt kush dilte për të pirë një cigare humbiste shumë kohë sepse zyrat e kompanisë ndodheshin në katin e 29-të në Tokio. Kështu çdo punonjës humbiste të paktëm 15 minuta kohë.

Exit mobile version