Një avion i kompanisë ajrore egjiptiane “EgyptAir” zhvilloi për herë të parë një fluturim drejt Tel Avivit që nga marrëveshja e paqes të nënshkruar mes Izraelit dhe Egjiptit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Avioni i EgyptAir që u nis nga Kajro u prit në aeroportin “Ben Gurion” në afërsi të Tel Avivit me pritjen speciale të përshëndetjes me ujë mbi avionin.
Ka tërhequr vëmendjen se fluturimet Kajro-Tel Aviv të “EgyptAir” kanë filluar pas takimit që presidenti egjiptian, Adel-Fattah al-Sisi zhvilloi me kryeministrin izraelit, Naftali Bennett më 13 shtator në qytetin egjiptian Sharm El-Sheikh.
Kompania ajrore egjiptiane do të zhvillojë 4 herë fluturime në javë mes Kajros dhe Tel Avivit.
Marrëdhëniet Izrael-Egjipt
Mes Izraelit dhe Egjiptit marrëveshja e paqes u nënshkrua në vitin 1979. Me këtë marrëveshje Egjipti u bë vendi i parë arab që njohu zyrtarisht Izraelin.
Pas marrëveshjes edhe pse mes Tel Avivit dhe Kajros kishte fluturime, këto kryheshin nga “Air Sinai” e cila është degë e kompanisë ajrore egjiptiane dhe e cila në avionët e saj nuk përdor flamurin e Egjiptit. /aa