Organizata mbikëqyrëse e çmimit Nobel për Paqe tha të premten se çmimi i dhënë në vitin 1991 për Aung San Suu Kyi të Mianmarit nuk mund të hiqet.
Cituar nga televizioni shtetëror i Suedisë, “SVT”, kreu i Institutit Norvegjez të Nobelit, Olav Njolstad, ka thënë se as vullneti i themeluesit të çmimit, Alfred Nobel, as rregullat e Fondacionit Nobel, nuk parashikojnë mundësinë e tërheqjes së çmimit nga laureatët.
“Nuk është e mundur që të tërhiqet Çmimi Nobel i Paqes nga një fitues pasi të jetë dhënë”, shkroi Njolstad.
“Asnjë nga komisionet e dhënies së çmimeve në Stokholm dhe Oslo nuk kanë marrë kurrë parasysh tërheqjen e një çmimi pasi të jetë akorduar”, shtoi ai
Shumë peticione online, mes tyre edhe një në “Change.org”, të cilët janë nënshkruar nga miliona njerëz, po bën thirrje për revokimin e Nobelit të Paqes për Suu Kyi, shkaktare e persekutimit, masakrës dhe gjenocidit mbi komunitetin pakicë të myslimanëve rohingianë./Mesazhi/