Komisioni Evropian njoftoi të hënën se referendumi në Kataloni nuk është i ligjshëm dhe i bëri thirrje qeverisë spanjolle të hapë një dialog, duke vlerësuar se dhuna nuk mund të jetë një instrument politik.
“Sipas Kushtetutës spanjolle, votimi i djeshëm në Kataloni nuk ishte ligjor,” tha zëdhënësja e Komisionit Evropian Margaritis Schinas në një konferencë të rregullt për shtyp.
Referendumi mbi pavarësinë e Katalonisë u përcoll me incidente të shumta dhe përleshje midis qytetarëve dhe policisë me ç`rast mbi 800 persona u lënduan, transmeton Klan Kosova