Komisioni Europian rekomandon çeljen e negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Komisioni Evropian ka publikuar sot raportin për Shqipërinë, ku vlerëson proçesin e reformave dhe përsërit qëndrimin për çeljen e negociatave për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Në kuadër të arritjes së një progresi domethënës dhe përmbushjes së kushteve të përcaktuara në mënyrë unanime nga Këshilli Evropian në Qershor 2018, Komisioni Evropian rekomandoi në paketën e tij të zgjerimit 2019 që Këshilli të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë.

Në përgjithësi, Shqipëria ka rritur përpjekjet e saj dhe ka dhënë rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në Konkluzionet e Këshillit në Qershor 2018. Si rrjedhojë, bazat e rekomandimit të Komisionit për vitin 2019 për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë mbeten të vlefshme, shkruan ballkanweb.

“Vijon vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa janë ngritur, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli Lartë Gjyqësor dhe SPAK-u, të cilat tashmë janw nw funksion e sipwr. “Deri më tani nga vettingu janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqjen 60% e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

“Shqipëria ka krijuar institucione të reja për vetëqeverisjen e gjyqësorit, që është Këshilli i i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë si dhe një Këshill për Emërimet në Drejtësi (JAC). Wshwt caktuar gjithashtu edhe Inspektoriati i lartw i Drejtwsisw.

Këto organe të reja të parashikuara në reformën kushtetuese 2016 janë plotësisht funksionale dhe kanë funksionuar në mënyrë efektive përgjatë vitit 2019, duke përmbushur detyrat e tyre kushtetuese dhe ligjore, duke garantuar qeverisjen e pavarur të gjyqësorit, që paraqet një hap thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi”. – thuhet në konluzionet e Raportit