- Vendosni alarm për çdo dy orë. Alarmi duhet të jetë mjaft i zhurmshëm, aq sa të dëgjojnë krejt fqinjët tuaj, dhe duhet të jetë përsëritës.
- Lëreni alarmin që zhurmojë për 1 orë dhe vraponi nëpër shtëpi në mënyrë histerike. Gjatë natës, sigurohuni që të bini në gjumë 10 minuta para se të aktivizohet alarmi.
- Zgjohuni në orën 4 të mëngjesit.
- Vishuni, e pastaj derdheni qumështin nëpër bluzë.
- Lageni dyshekun me qumësht.
- Mos bëni dush rregullisht.
- Pasi ta filloni dushin, dilni me shampon në kokë.
- Mos i pastroni dhëmbët si e keni rutinë.
- Shkoni në shtrat në orën 8, por qëndroni zgjuar deri në orën 1 të mesnatës.
- Hani ushqim me një dorë.
- Sigurohuni që ushqimi është i ftohtë.
- Bëni 20 filxhana kafe. Mos e pini asnjë prej tyre.
- Kur dikush ju pyet ‘si po kalon’, ti fillo e fol për ngjyrën e nevojës dhe për pampersat.
- Qani. Shumë.
- Sigurohuni se keni internet ëireless ashtu që të kërkoni gjithçka në google, praktikojeni googling për cështjet si: dhimbje barku, pse nuk është duke fjetur fëmija im, pse fëmija im më urren mua, si mund ta kthej fëmijën tim në bark sërish?
- Hani tortë, dhe asgjë tjetër përveç tortës.
- Kërkojuni njerëzve këshilla për çdo gjë, dhe bëhuni gati t’i dëgjoni pavarësisht se janë të mërzitshëm.
- Zgjohu në mes të natës e hutuar dhe bërtit “ku është bebaaa?”
Paçi fat nëna të reja! Paqja qoftë me ju!. /MESAZHI/