Kombëtarja U21 filloi përgatitjet për ndeshjen me Anglinë

Kombëtarja U21 e Kosovës ka filluar sot përgatitjet për ndeshjen kundër Anglisë U21, e cila do të zhvillohet më 4 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në stërvitjen e parë përzgjedhësi Rafet Prekazi dhe ndihmësi i tij, Erdogan Celina kanë pasur në dispozicion 13 futbollistë, derisa pjesa tjetër e futbollistëve do t’i bashkohen ekipit në stërvitjen e nesërme.

Të pranishëm në stërvitjen e kryer në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas ishin: Florian Smakiqi, Agron Kolaj, Leart Sadriu, Kreshnik Hajrizi, Kastriot Selmani, Arb Manaj, Valmir Veliu, Hajdin Salihu, Patriot Sejdiu, Ismet Lushaku, Leonat Vitija, Ermal Krasniqi dhe Blendi Baftiu.

Ndërkohë, përzgjedhësi Prekazi ka ftuar edhe një futbollist për këtë grumbullim dhe ai është Altin Kryeziu i skuadrës italiane SPAL. Kombëtarja U21 do të mbajë stërvitjen e radhës nesër në të njëjtin stadium në orën 17:30.