Fillon aventura e Kupës së Botës për kombëtaren e Zvicrës.
Pasditen e së hënës, kombëtarja fluturoi nga aeroporti i Cyrihut drejt kryeqytetit të Katarit.
Gjërat do të bëhen serioze për Zvicrën më 24 nëntor kur do të zhvillohet ndeshja e parë në grupe e Kupës së Botës kundër Kamerunit.
Para kësaj, kombëtarja zvicërane do të ketë një miqësore kundër Ganës në Abu Dhabi.
Pjesë e ekipit janë edhe Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Ardon Jashari, që janë futbollistë me prejardhje shqiptare.