Kombëtaret që deri më tash e kanë siguruar Kampionatin Evropianin “Euro 2024”

Gjermania do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropian që do të mbahet në vitin e ardhshëm, teksa pjesa më e madhe e kombëtareve që do të marrin pjesë tashmë janë konfirmuar.

Evropiani do të zhvillohet në 10 qytete në të gjithë Gjermaninë, teksa mikpritësit synojnë ta kalojnë Spanjën për më shumë tituj në historinë e Kampionatit Evropian (tre).

Gjermania ka qenë për herë të fundit si nikoqire e vetme në vitin 1988 (në Gjermaninë e atëhershme Perëndimore).

Të kualifikuar për EURO 2024: Gjermania (mikpritësit), Shqipëria, Austria, Belgjika, Danimarka, Anglia, Franca, Hungaria, Holanda, Portugalia, Rumania, Skocia, Serbia, Sllovakia, Spanja, Zvicra, Turqia.

Në play-off janë: Gjeorgjia, Greqia, Kazakistani, Luksemburgu, Izraeli, Bosnja dhe Hercegovina, Polonia, Uellsi, Estonia.