Komandani i KFOR-it, Giussepe Fungo deklaroi sot se KFOR e njeh Forcën e Sigurisë së Kosovës ‘vetëm në formën e saj aktuale’.
Ai ka thënë, se kjo organizatë mbetet e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë dhe përmbushjen e misionit të saj në Kosovë, transmeton lajmi.net
Fungo këto deklarata i ka bërë sot gjatë një vizite në Gorazhdec, ku u takua me përfaqësuesit e serbëve lokalë.