Shfaqen pamje të momenteve ku komandanti i skuadrës izraelite në qytetin nën pushtim El Halil në Bregun Perëndimor po vidhte mollë nga tezga e një tregtari ambulant që i përkiste një palestinezi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke u përhapur në mediat sociale janë bërë temë e talljeve pamjet e momentit ku komandanti izraelit vjedh mollë për veten dhe shokët e tij në tezgën që një tregtar palestinez kishte braktisur, duke u larguar nga konfliktet mes ushtarëve dhe popullatës. Pas kësaj, ushtria izraelite ka njoftuar se ka pezulluar ushtarin i cili kishte vjedhur mollët.
Në një deklaratë të publikuar nga ushtria ku konfirmohet se komandanti kishte vjedhur mollë thuhet se “Kjo sjellje nuk është një sjellje që presim nga një ushtar apo komandant në ushtrinë e Izraelit. Komandanti (që ka vjedhur mollët) është pezulluar dhe do të ndëshkohet me masë disiplinore”.
Ndërkohë nuk është bërë i ditur identiteti i komandantit të përcaktuar se ndodhej me detyrë në njësinë “Givati”. Vjedhja në fjalë theksohet se ka ndodhur gjatë ngjarjeve të përjetuara pas vendimit të Trumpit për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”.