Ballina Lajmet Kosovë Komandanti i KFOR-it viziton Gjilanin, përurohen dhomat mike

Komandanti i KFOR-it viziton Gjilanin, përurohen dhomat mike

Kryetari i Gjilanit priti në takim zv.komandantin e KFOR-it dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, flasin për sigurinë dhe forcimin e bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim zëvendës komandantin e përgjithshëm të KFOR-it, gjeneral brigade Cahit Irican, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxhën dhe zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – Lindje, nënkolonelin Evan Hessel.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me situatën e sigurisë dhe për rritjen e bashkëpunimit.

Në njoftimin e Komunës është bërë e ditur se në takim kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit dhe angazhimin e përbashkët për sigurinë në Gjilan.

Ndërkohë, Hyseni shprehu mirënjohjen për donacionin e KFOR-it në krijimin e dhomave të posaçme për fëmijët në Stacionin e Policisë në Gjilan, një kontribut i rëndësishëm për mbështetjen e tyre.

“Falënderoj KFOR-in dhe Policinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tyre”, tha kryetari Hyseni.

Po ashtu është nënshkruar marrëveshja për pranim donacionin për dhomat mike për dhunën në familje dhe të mitur në mes zëvendëskomandantit të Komandës Regjionale – Lindje, nënkolonelin Evan Hessel dhe drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, kolonel Agron Rukiqi.

Pas takimit janë përuruar edhe dhomat mike, investim nga KFOR-i për akomodimin e përkohshëm të viktimave të dhunës në familje.

Exit mobile version