Komandanti i KFOR-it takon udhëheqësit e FSK-së, Policisë dhe AKI-së

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, të premten është takuar me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha dhe drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.

Takimi u zhvillua në shtabin e KFOR-it në “Camp Film City” në Prishtinë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, në takim u ndanë pikëpamjet mbi situatën e përgjithshme të sigurisë në mbarë Kosovën dhe për nivelin e bashkëpunimit të institucioneve të sigurisë.

“Ata gjithashtu ranë dakord për angazhime të vazhdueshme, si dhe për koordinim dhe konsultime të rregullta”, thuhet në njoftim.