Ballina Lajmet Kosovë Komandanti i KFOR-it e shefi i Ushtrisë serbe flasin për sigurinë në...

Komandanti i KFOR-it e shefi i Ushtrisë serbe flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka takuar të mërkurën shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq, në Beograd.

Gjatë takimit është folur edhe për sigurinë në Kosovë.

Mojsiloviq ka thënë se situata “është e paqëndrueshme dhe e ndjeshme”, gjë për të cilën ka fajësuar institucionet e Kosovës. Siç ka pretenduar ai para Ulutashit, institucionet e Republikës së Kosovës kanë synim “ndryshimin e strukturës etnike në veri të Kosovës”.

Qeveria e Kosovës ka marrë një numër vendimesh në veri. Mbyllja e institucioneve paralele serbe atje pati nxitur reagim nga Serbia. Këto institucione vlerësohen të jashtëligjshme e kundërkushtetuese, megjithatë Serbia e ka quajtur veprimin “përndjekje të serbëve”.

Reagim ka nxitur edhe të bashkësia ndërkombëtare, e cila e ka kritikuar Kosovës për veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.

Policia e Kosovës pati mbyllur edhe nëntë objekte të Postës së Serbisë në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe në Zubin-Potok.

Komandanti i KFOR-it Ulutash përfundon angazhimin e tij njëvjeçar në tetor dhe në vend të tij do të jetë Enrico Barduani, gjeneralmajor italian.

Exit mobile version