Komandanti i Divizionit të Gazës i ushtrisë izraelite jep dorëheqje për sulmin e vitit 2023

Komandanti i Brigadës Veriore të Divizionit të Gazës të ushtrisë izraelite ka njoftuar zyrtarisht dorëheqjen e tij për dështimet gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor të vitit 2023, transmeton Anadolu,.

Siç raporton ‘The Times of Israel’, Haim Cohen tha se ai merr përgjegjësinë për dështimet e brigadës gjatë sulmit të 7 tetorit.

“Rezultatet tregojnë se kam dështuar”, shkroi ai në letrën e dorëheqjes.

Pothuajse 50.200 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe mbi 113.700 të tjerë janë plagosur në sulmet brutale ushtarake izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023.

Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu për luftën në enklavën palestineze përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.