Me epërsi minimale prej 0 me 1, Kolumbia ka siguruar finalen e Kupës së Amerikës.
Kolumbianët u takuan mbrëmë me Uruguajin, në ndeshjen gjysmëfinale të këtij kompeticioni.
Golashenues i vetëm në këtë ndeshje ishte Jefferson Lerma, i cili shënoi për 0:1 në minutën e 39-të.
Ndonëse të dy ekipet krijuan raste të reja për gol, sfida u përmbyll me këtë rezultat.
Në finale të “Copa America”, Kolumbia do të përballet me Argjentinën e Lionel Messit.
Finalja do të zhvillohet më 15 korrik, në “Hard Rock Stadium”.