Kolumbia mposht Uruguajin, kalon në finale të “Copa America”

Me epërsi minimale prej 0 me 1, Kolumbia ka siguruar finalen e Kupës së Amerikës.

Kolumbianët u takuan mbrëmë me Uruguajin, në ndeshjen gjysmëfinale të këtij kompeticioni.

Golashenues i vetëm në këtë ndeshje ishte Jefferson Lerma, i cili shënoi për 0:1 në minutën e 39-të.

Ndonëse të dy ekipet krijuan raste të reja për gol, sfida u përmbyll me këtë rezultat.

Në finale të “Copa America”, Kolumbia do të përballet me Argjentinën e Lionel Messit.

Finalja do të zhvillohet më 15 korrik, në “Hard Rock Stadium”.