Deri më tani, 48 persona, përfshirë një polic, janë vrarë në demonstratat masive antiqeveritare të Kolumbisë që nga 28 prilli.
Sipas raportit të fundit nga Zyra e Ombudsmanit të Kolumbisë mbi demonstratat vdekjet e 20 prej 48 personave të vrarë ishin të lidhura drejtpërdrejt me protestat, të cilat mbushën 33 ditë.
Ndërkaq sipas OJQ-ve të pavarura në vend, numri i të vdekurve në demonstratat kundër reformës tatimore, të cilat filluan me një grevë kombëtare, është shumë më i lartë.
Ndërkohë, në Kolumbi, ku protestat kanë qenë në rënie, por tashmë janë duke vazhduar, studentët në kryeqytetin Bogota organizuan demonstrata paqësore.
Gjatë protestave antiqeveritare të mbajtura në të gjithë vendin, që përfunduan muajin e tyre të parë e ku morën pjesë mijëra persona, në qytetin Cali u vranë 13 njerëz, ndërsa në kryeqytetin Bogota u plagosën 185 dhe në Medellin 16 persona.
Njësitë policore të Kolumbisë të ndërhyrjes ndaj incidenteve shoqërore, ESMAD, ndërhynë me gaz lotsjellës ndaj demonstruesve pasi disa prej grupeve aktiviste dëmtuan bankat, stacionet e autobusëve dhe bizneset.
Pasi Presidenti Ivan Duque u takua me zyrtarët lokalë në Cali më 28 maj, ushtarët morën masa paraprake në rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit. /trt