Kolonët izraelitë dogjën katër shtëpi palestineze të premten në një komunitet beduin në Jeriko në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Hassan Malihat, mbikëqyrës i përgjithshëm i Organizatës Al-Baydar për Mbrojtjen e të Drejtave të Beduinëve, tha për Anadolu se kolonët izraelitë sulmuan komunitetin beduin Ras Al-Ain dhe dogjën shtëpitë.
Ai paralajmëroi se po zbatohet spastrim etnik kundër palestinezëve nga një luftë e kolonëve kundër komuniteteve palestineze beduine në lindje të Bregut Perëndimor, e njohur si zona Al-Aghwar që përbën 30 për qind të sipërfaqes totale të Bregut Perëndimor.
Malihat theksoi “domosdoshmërinë për të ofruar mbrojtje ndërkombëtare për beduinët në dritën e spastrimit etnik kundër tyre”.
Midis 7 tetorit 2023 dhe 30 marsit 2024, masat izraelite dhe sulmet e kolonëve çuan në dëbimin e 25 komuniteteve beduine, të përbërë nga 220 familje, nga zonat e tyre, sipas Komisionit zyrtar të Rezistencës ndaj Murit dhe Vendbanimeve Kolone.
Shifrat palestineze tregojnë se 725.000 kolonë jetojnë në 176 vendbanime kolone hebreje dhe 186 poste në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.
Të gjitha vendbanimet hebreje në territoret e pushtuara konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.
Israeli settlers burn a vehicle and attack others in the village of Burin, southern Nablus. pic.twitter.com/jmt0rQLEpA
— Eye on Palestine (@EyeonPalestine) March 12, 2024