Kolonët hebrenj sulmuan shtëpinë e familjes palestineze në Bregun Perëndimor

Kolonët hebrenj kanë sulmuar shtëpinë e familjes palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, kolonët kanë sulmuar me gurë shtëpinë e palestinezit Mutez al-Kasrawi në qytezën Huvare të qyteti Nablus në Bregun Perëndimor.

Në sulm nuk është lënduar askush, por janë thyer xhamat e shtëpisë dhe është dëmtuar dera.

Palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor të pushtuar shpesh herë janë cak i sulmeve të kolonëve hebrenj.

Ndryshe, ekzistojnë më shumë se 250 vendbanime të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor, të cilin Izraeli e pushtoi në vitin 1967. Më shumë se 600.000 kolonë hebrenj që banojnë në këto vendbanime e bëjnë jetën edhe më të vështirë për palestinezët që jetojnë nën okupim në Bregun Perëndimor.

Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebreje të vendosura në territoret e pushtuara konsiderohen të paligjshme.