Një numër i konsiderueshëm i kolonëve izraelitë hynë me forcë sot në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, sipas një agjencie palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Departamenti i Vakëfit Islam në Kuds në një deklaratë tha se 166 kolonët nën mbrojtjen e policisë izraelite hynë në kompleksin e xhamisë.
Zakonisht, kolonët izraelitë sulmojnë kompleksin çdo ditë në mëngjes dhe pasdite përmes Portës Al-Mughrabi, në jugperëndim të xhamisë.
Policia izraelite filloi lejimin e ndërhyrjeve të kolonëve në 2003, pavarësisht dënimeve dhe reagimeve të përsëritura nga Departamenti i Vakëfit Islam.
Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se aty në kohërat e lashta ndodheshin dy tempuj hebrenj.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Më pas aneksoi të gjithë qytetin në 1980, një veprim i cili nuk u njoh kurrë nga bashkësia ndërkombëtare. /aa