Qindra kolonë izraelitë të enjten ia mësynë xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor, ndërkohë që protesta masive mbaheshin nga myslimanët, njoftojnë zyrtarët palestinezë.
“Treqind e tetëdhjetë e pesë kolonë sulmuan xhaminë, ndërsa po mbroheshin nga policia izraelite,” tha një zyrtar i informimit për Anadolu Agency.
Një total prej 252 kolonëve sulmuan xhaminë në mëngjes, ndërsa 132 të tjerë e sulmuan atë përsëri pas namazit të drekës, shtoi ai.
Kolonët u përpoqën të bënin provokime duke kryer ritualet talmudike dhe sulmuan rojet në xhami. /MESAZHI/