Kololli rikthehet te Sioni

Futbollisti Benjamin Kololli do të ndërroj mjedis, por jo edhe kampionat, kanë njoftuar të premten mediumet në Zvicër.

Bëhet e ditur se Kololli në afatin kalimtar të janarit do të largohet nga Baseli për t’iu bashkuar skuadrës së Sionit.

Madje, thuhet se Kololli tashmë ka arritur marrëveshje dhe me Sionin do të firmos kontratë deri në verën e vitit 2026, e cila së shpejti do të bëhet zyrtare.

Kololli ka vendosur të largohet nga Baseli për shkak të minutazhës së vogël këtë sezon, pasi deri më tani ka regjistruar 6 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar 2 gola dhe bërë 1 asistim.

Kololli në janar të këtij viti u rikthye në Zvicër pas më shumë se dy vjetësh në Japoni duke iu bashkuar Baselit, ekip me të cilin firmosi kontratë deri në vitin 2025 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Kololli edhe në të shkuarën ka luajtur për Sionin duke debutuar me ekipin e parë, përpara se të largohet në vitin 2015.