Që nga muaji prill i ketij viti, më shumë se 1770 njerëz kanë humbur jetën nga kolera në Jemen, ndërkohë që janë prekur edhe mbi 300 mijë të tjerë.
Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, situata po vazhdon të dalë jashtë kontrollit, pasi po shfaqen 7,000 raste të reja çdo ditë. Sistemet shëndetësore të Jemenit, ujit dhe te kanalizimeve janë shkatërruar pas dy vjet konfliktesh mes forcave pro-qeveritare dhe lëvizjes rebele shiite Huthi.
Kolera është një infeksion akut diarreik i shkaktuar nga konsumimi i ushqimit ose ujit të kontaminuar me bakterin Vibrio cholera dhe vie per shkak te kushteve jo te mira te jeteses. /MESAZHI/