Themeleusi i shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” Hoxha Halil Kastrati, ishte tejet i emocionuar kur u ul pranë gruas së cilës i kishte ndihmuar të shërohej dhe të mund të shihte sërish.
Pavarësisht se ndihma e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” është e koncentruar në ushqim dhe banim të personave në nevojë, ndihma ndaj gruas që nuk shihte për 44 vite me radhë ka emocionuar të gjithe ata që patën rastin ta shohin në “Kojshia Show”.
Gruaja e cila tani posedon shëndet të plotë rrëfen me emocion se si ra në kontakt me shoqatën që udhëhiqet nga z. Kastrati, dhe se cfare dhimbje kishte kur i pa me sy femijet e saj.
Hoxha Kastrati përvec se rrefen per punen e tij, tregon se nuk shikohet parimisht përkatësia fetare, dhe se kanë pasur rastin të ndihmojë edhe familje të krishtera. /MESAZHI/
https://www.youtube.com/watch?v=blle9N-P9sY