Koha kur duartrokiten vrasësit!

Hoxhë Justinian Topulli

Menduam se komunizmi kishte vdekur, por ja që fatkeqësisht kriminelët nderohen edhe aty ku s’duhet! Nuk paskan thënë kot të flamosurit e kuq, që nuk kanë “kala” që nuk e marrin!
Gaza i hapi sytë botës, si askush më parë, se sa i shëmtuar qenka “mbreti lakuriq” edhe pse për këtë iu desh ta paguante me gjakun e fëmijëve të saj.
Mirënjohje për vuajtjet dhe gjakun tënd dhe ndjesë që nuk mundëm të bëjmë më tepër.
Fjalët janë të paafta të përshkruajnë zhgënjimin e tmerrshëm, sesa poshtë ka rënë ndërgjegjja njerëzore…

Hoxhë Justinian Topulli