Ballina Artikuj Koha e provimeve dhe nëna e brengosur

Koha e provimeve dhe nëna e brengosur

Ajo ishte nxënëse në gjimnaz, në vitin e fundit. Atë ditë, e ëma hyri në dhomën e saj, ku mbi krevatin e rregulluar gjeti një letër. E hapi me duart që i dridheshin dhe lexoi:
Mami im e dashur!
Me pezm të madh po të tregoj se jam arratisur me të dashurin tim, me të cilin provova dashurinë e vërtetë. Ai është njeri shumë i mirë me mua, ka qenë i martuar më parë dhe me fëmijë nga martesat e shkuara. Kemi tre muaj bashkë dhe unë jam shtatzënë.
Ai më ka premtuar se do të jetojmë të lumtur bashkë. Kemi vendosur të jetojmë jashtë dhe duam atë kemi sa më shumë fëmijë. Ai më ka siguruar që konsumi i kanabisit nuk është i dëmshëm, kurse kokaina të jep një kënaqësi të papërshkrueshme. Më ka premtuar se kurrë nuk do të përfundojë në burg, pas arratisjes së fundit, ku vuante dënimin me akuzën e vrasjes. Rri e qetë mam, bashkë do të bëjmë çmos sa të gjejmë një kurë për ta trajtuar nga sida.
Mos u shqetëso, unë tashmë jam e pjekur, sapo kam mbushur 18 vjeç dhe di të kujdesem për veten dhe fëmijët. Do të vij të të vizitoj pas ca vitesh, që ti njohësh nga afër nipërit e mbesat e tua.
Vajza jote e dashur….
Vërejtje:
Mam… gjithçka që lexovë me lart ishte thjesht shaka. Unë jam në tarracë aktualisht. Doja të të them që në jetë ka gjëra më të rëndësishme sesa rezultatet e provimeve, sipas të cilave jam mbetëse dhe duhet të përsëris vitin.
E ëma, mori frymë e lehtësuar dhe tha: O ti ishalla mos i marrsh provimet asnjëherë!

Nga: Prof. Elmaz Fida

Exit mobile version