Ballina Kuzhinë Kofsha pule me lakër të kuqe në furrë

Kofsha pule me lakër të kuqe në furrë

Për këtë recetë nevojiten: 1 lakër e kuqe mesatare, 4-5 kofsha pule, kripë dhe piper, vaj ulliri, 1 grusht arra, pak djathë, 1 lugë gjelle aceto balsamike (opsionale), trumëz e freskët.

Përgatitja: Kofshat e pulës i marinojmë me vaj ulliri, kripë dhe piper. Presim lakrën dhe e marinojmë po njësoj. I shtrojmë të gjitha në një tavë dhe i pjekim në temperaturë 200⁰C për 35 minuta ose derisa lakra të zbutet. E shërbejmë me aceto balsamike, djathë, arra dhe trumëz.

Këshilla: Gjatë pjekjes e përziejmë lakrën 2 ose 3 herë, që të mos na digjet vetëm nga njëta anë. Pulën nëse e preferojmë shumë të pjekur, mund ta pjekim në një tavë tjetër për një kohë më të gjatë.

Kjo recetë u përgatit nga Kokopisha

Exit mobile version