Koeman thotë se VAR-i po e prish futbollin

Selektori i Holandës, Ronald Koeman e ka kritikuar ashpër teknologjinë VAR duke thënë se ajo po e prish futbollin pasi Anglisë iu dha një penallti e diskutuar në gjysmëfinalen e “Euro 2024” të luajtur të mërkurën mbrëma.

Holanda u eliminua në gjysmëfinale nga Anglia pasi u mposht 2:1 edhe pse e para kaloi në epërsi me anë të Xani Simmonsit.

Anglia barazoi rezultatin nga penalltia, të cilën e nxorri Harry Kane që u pengua në zonë nga Denzel Dumfries.

Në fakt, ishte dhoma e sistemit VAR, ajo që e këshilloi gjyqtarin Felix Zëayer ta rishikonte situatën në monitor pasi loja po vazhdonte përkundër ndërhyrjes.

“Nuk mendoj se ishte penallti. Ai e goditi topin dhe këpucët u prekën. Mendoj se ne nuk mund të luajmë siç duhet dhe kjo është për shkak të VAR-it. Me të vërtetë e prish futbollin”, tha Koeman.

Po ashtu, gjyqtari Zwayer u kritikua edhe nga kapiteni i Holandës, Virgil van Dijk, mbrojtësi Denzel Dumfries e sulmuesi Cody Gakpo.

Përzgjedhja e gjyqtarit gjerman Zwayer për ta drejtuar ndeshjen gjysmëfinale është pritur me skepticizëm pasi ishte i dënuar më parë për përfshirje në kurdisje. Ndërkohë UEFA ka mbrojtur vendimin për të përzgjedhur Zwayerin pasi beson në pastërtinë e 43-vjeçarit.