Koeman: Shpresoj që Messi të qëndrojë, por nuk jam i sigurt

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka zbuluar se nuk është shumë i sigurt nëse sulmuesi Lionel Messi do ta rinovojë kontratën.

Argjentinasi është i lidhur me largimin në “Camp Nou” dhe kalimin te gjiganti francez PSG, derisa interesim ka shprehur edhe Manchester City, transmeton lajmi.net.

I pyetur lidhur me të ardhmen e Messit, Koeman tha se shpreson që Messi të qëndrojë, por nuk është shumë i sigurt.

“Nuk jam shumë i sigurt. Shpresoj sepse është lojtar i mirë dhe ende i fiton ndeshjet për ne, skuadrën”.

“Jam duke shijuar të jem trajneri i tij, nëse sheh kualitetet e tij çdo ditë në stërvitje, është e pabesueshme. Ende nuk e shoh Messin në ndonjë fanellë tjetër pos të Barcelonës”, tha ai.

Vetë Messi kishte pranuar se vendimin përfundimtar do ta merrte në fund të sezonit.