Koeman: Messi dëshiron të luajë çdo ndeshje

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur lidhur me situatën e sulmuesit Lionel Messi.

Argjentinasi mungoi në dy ndeshjet e fundit shkaku i kartonit të kuq që mori kundër Athletic Bilbaos në Superkupën e Spanjës, transmeton lajmi.net.

Por, Messi është në listën e të ftuarve për ndeshjen e radhës dhe Koeman ka thënë se sulmuesi dëshiron të luaj çdo ndeshje.

“Është i gatshëm, me energji. Për të fituar ndeshjet ne na nevojitet Messi në formë dhe në nivelin e tij”.

“Ai dëshiron të luaj dhe të fitojë. Është mësuar të fitojë tituj. Është fitues dhe dëshiron të luajë çdo ndeshje. Nesër do flas me të dhe do i tregojë skuadrës”, tha ai.

Me fitoren ndaj Vallocanos, Barcelona do kualifikohej në çerekfinalen e Kupës së Mbretit.