- Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, pranoi se është i shqetësuar për startin e dobët të skuadrës së tij.
Katalanët nuk arritën të marrin më shumë se një pikë nga udhëtimi tek Alves, duke barazuar 1:1.
Luis Rioja e kaloi në epërsi Alavesin, me Antoine Griezmann që barazoi në 1:1 rezultatin.
“Unë jam i shqetësuar nga performanca jonë në sulm”, ka deklaruar Koeman pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.
“Nuk është problem qëndrimi, as përqendrimi, por është çështje që të jesh më i sigurt para portës”.
“Kjo na ndodhi kundër Juventusit dhe sot gjithashtu. Për më tepër, ne i dhuruam Alavesit golin e tyre. Por nëse krijojmë kaq shumë raste, nuk mund të humbasim kaq shumë. Nëse krijoni raste dhe shënoni vetëm një herë, nuk është mirë”.