Koeman: Barcelona është në situatë të komplikuar, duhet të fitojmë ndeshjet

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka pranuar se gjenden në situatë të vështirë.

Blaugranasit në xhiron e fundit barazuan me Valencian, derisa janë tetë pikë larg kreut të tabelës duke u renditur në pozitën e pestë, transmeton lajmi.net.Koeman ka pranuar se gjenden në situatë të vështirë, por ka thënë se duhen ndryshime.

“Kemi ndryshuar me skuadrën. Shumë të rinj janë duke luajtur. Për të ardhmen është mirë, por Barcelona duhet të fitojë për tituj dhe të fitojë ndeshjet”.

“Është situatë e komplikuar. Na duhet kohë sepse jemi duke ndryshuar, por jemi Barcelona dhe duhet të fitojmë. Është e komplikuar, më shumë për ne se çdo skuadër tjetër”, tha ai.Në xhiron e radhës, Barcelona është mysafirë i Real Valladolidit.