Kodet sekrete shtojnë sigurinë e bisedave të WhatsApp

Aplikacioni lançoi bisedat e kyçura në fillim të vitit në mënyrë që njerëzit të fshehin bisedat e ndjeshme ndërsa tani do të shtojë një opsion për ti bërë akoma më të sigurta dhe të vështira për ti gjetur nëse dikush akseson telefonin.

WhatsApp lançoi një veçori të re quajtur “secret codes” për të shtuar një nivel shesë privatësie për bisedat e kyçura në platformën e komunikimit.

Aplikacioni lançoi bisedat e kyçura në fillim të vitit në mënyrë që njerëzit të fshehin bisedat e ndjeshme ndërsa tani do të shtojë një opsion për ti bërë akoma më të sigurta dhe të vështira për ti gjetur nëse dikush akseson telefonin.

Në vend që të mbani në një direktori të gjitha bisedat e kyçura, tashmë secila mund të bllokohen me një fjalëkalime që është ndryshe nga fjalëkalimi i telefonit.

Kodi sekret përmban germa, numra, karaktere të veçanta dhe emoji. Nëse e fshihni direktorinë e bisedave të kyçura nga lista e bisedave, ato zbulohen vetëm nëse shkruani kodin sekret në fushën e kërkimit.

Ideja pas këtij funksionaliteti është që njerëzit të cilët kanë telefonin tuaj të keni dijeni për një direktori bisedash të kyçura.

Vlen të theksohet se nuk do të jeni të detyruar të përdorni kodet sekrete dhe mund të përdorni vetëm bisedat e kyçura që shfaqen në listën e bisedave tuaja.

WhatsApp prezantoi Chat Lock në Maj për t’i lejuar përdoruesit të kyçin bisedat dhe t’i vendosin ato në dosjen e tyre që mund të aksesohet vetëm me fjalëkalimin e pajisjes, ID-në e fytyrës ose gjurmën e gishtit.